Marrëveshjet, protestojnë ordinancat private specialistike

  • 9 years ago
Përfaqësues të 35 institucione shëndetësore private sot u mblodhën para Ministrisë së Shëndetësisë për ta shprehur pakënaqësinë e tyre për shkak të refuzimit të tyre të jenë pjesë e rrjetit të institucioneve shëndetësore me financim publik. Sipas tyre, është e padrejtë ajo që ministria i ka vazhduar kontratat vetëm me spitalet që kanë pasur kontrata të nënshkruara më herët, ndërsa organizatat e reja si të atyre që punojnë tashmë një vit, kanë mbetur jashtë rrjetit.
"Edhe pse i plotësoj të gjitha kriteret dhe kemi leje nga ministria e shëndetësisë, ne nuk marrim akte juridike nga Fondi i Shëndetësisë prej ku janë refuzuar ofertat tona nga konkursi publik, që të mundemi të reagojmë juridikisht".
"Është për keqardhje që standardi i qytetarëve nuk lejon që të gjithë qytetarët e Maqedonisë ta shfrytëzojnë benefitin e atyre ordinancave, pra nuk bëhet fjalë vetëm për mjekët, por edhe për qytetarët".
"Ne jemi detyruar t'i drejtohemi opinionit dhe në këtë mënyrë të na dëgjojë ministri i Shëndetësisë sepse prej dy muajsh, duke filluar nga muaji prill ne kërkojmë takim, kërkojmë kyçjen tonë në rrjet, por ende nuk kemi kurrfarë përgjigje".
Mjekët para një kohe ishin takuar me zëvendësministrin e Shëndetësisë, por nuk kishin marrë përgjigje konkrete. U ankuan se ata që nuk kanë kontrata me Fondin, nuk kanë të drejtë vule dhe raportet e tyre do jenë të pavlefshme. Nga Ministria e Shëndetësisë dolën me përgjigje se me miratimin e ligjit për mbrojtje shëndetësore, është përcaktuar saktë se në rrjet me automatizëm futen vetëm ato institucione shëndetësore të cilat në momentin e hyrjes në fuqi të ligjit kanë pasur kontrata me Fondin e Shëndetësisë. Kjo nuk i përfshinë ata që tashmë kanë dorëzuar kërkesa për lidhjen e kontratave me Fondin, e që kërkesa e tyre nuk është shqyrtuar, përkatësisht, nuk është miratuar. Bojana Simonoviq

Recommended