Tërmeti në Itali, shkon në 12 numri i viktimave

  • 9 years ago
Kjo kamerë e ka regjistruar momentin e tërmetit të sotëm. E vendosur në njërën prej qendrave ku nën tenda janë të vendosur qindra italianë të cilët javën e kaluar gjatë tërmetit të parë mbetën pa kulm mbi kokë. Epiqendra e tërmetit të sotëm ishte në rrethinën e qytetit Modena qw është shumë afër vendit i cili javën e kaluar u godit nga një tërmet i ngjashëm ku humbën jetën 12 persona.
Vetëm një orë e gjysmë pas dridhjes së parë, pasoi një dridhje më e vogël në të njëjtin rajon. Sipas Institutit gjeologjik amerikan, tërmeti ishte me intensitet prej 6 ballëve sipas shkallë së Rihterit.
"Në fillim kishte dridhje të madhe, isha duke u rruar dhe me vrap gjysmë i zhveshur dola jashtë. Shkova në shtëpinë tjetër që kam. Kam frikë të kthehem dhe të shoh se çfarë ka ndodhur me shtëpinë nga e cila ika".
"Pas këtij tërmeti të sotëm, me siguri tek njerëzit do të paraqitet frika dhe paniku më i madh".
"Ky tërmet ishte më i fuqishëm dhe kishte dridhje më të gjatë se i pari".
Në vendin Mirandola, katër punëtorë kanë ngelur nën rrënoja. Për shkak të frikës, shumë banorë të Bolonjës dhe Milanos kanë dalë nga banesat dhe zyrat e tyre. Pas dridhjes, në Bolonjë ishte ndërprerë sinjali i telefonisë celulare. Një nunër i madh i shkollave ishin evakuuar. Tërmeti është ndjerë edhe në Venecia, Firence, madje edhe në Istra të Kroacisë. Ivan Bllazhevski

Recommended