Në Kolumbi mbahet festivali i frizurave!

  • 9 years ago
Gratë afro-kolumbiane kremtuan festivalin e tetë vjetor të frizurave. Me stilistë nga e tërë kolumbia, ky manifestim me karakter garues kishte për qëllim afirmimin e identitetit kulturor të grave dhe burrave të zinj dhe të shënojë të veçantën e tyre. Gjithashtu me këtë manifestim synohet të ruhet tradita dhe të tregohet aftësia e përpunimit të të ashtuquajturave frizura të gërshetuara apo të endura.
"Me këtë duam ta tregojmë bukurinë e grave të zeza, estetikën dhe rëndësinë e këtyre vajzave. Duam ta tregojmë bukurinë e dallimeve të ndryshme", tha Emilija Valensia, kryetare e shoqatës së grave afro-kolumbiane.
"Për këtë frizurë isha e inspiruar nga e kaluara e të parëve tonë. Kështu dukeshin robëreshat që kanë punuar në hambarët e grurit. Ata në flokët e tyre kanë arritur të fshehin pakëz grurë për vete dhe për farë. Falë asaj, në këto rajone janë sjellë lloje të rralla të palmave, banane dhe shumë bimë tjera", u shpreh Maria Olave, stiliste.
Manifestimi është vazhdimësi e traditës që filloi vitin e kaluar gjatë ditëve të njerëzve me prejardhje afrikane. Festa kremtohet me rastin e vendimit të vitit 1851 të presidentit Hilario Lopez, me të cilin vendim është ndaluar robëria në Kolumbi. Petar Bllzhevski

Recommended