Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 10 years ago
Regjistrimi i semi-maturantëve në shkollat me drejtime profesionale është forma e vetme që zejet e vjetra të mbahen akoma në jetë. Kështu vlerësojnë nga Oda e zejtarëve me rastin e 80 vjetorit të themelimit të kësaj ode, me rastin e manifestimit "Ditët e zejeve 2012". Manifestimi u mbështet edhe nga Qyteti i Shkupit me një program të veçantë për zhvillimin e zejeve në Shkup.
"Përpjekjet tona kanë për qëllim që sa më shumë njerëz të tërheqim në Çarshinë e Shkupit dhe nëse i sjellim këtu atëherë ajo që është më autentike dhe e dallon çarshinë, janë zejet e vjetra të cilat nga dita në ditë po humben", deklaroi Koce Trajanovski, kryetar i Qytetit të Shkupit.
"Qëllimi është që t'i japim një imazh më të mirë zejeve si dhe të njëjta t'i afrojmë afër nxënësve dhe prindërve të tyre, që interesimi i nxënësve të jetë më i madh për regjistrim në shkollat e mesme me drejtime profesionale", tha Nikolla Petrov, kryetar i Odës së zejtarëve.
Ndërkohë nxënësit e shkollave të mesme me drejtime profesionale ftojnë semi-maturantët për t'u regjistruar në shkollat në fjalë. Ata thonë se të gjitha drejtimet që ofrohen janë shumë të rëndësishme dhe përfituese.
"Janë veshje që i kam punuar për në shkollë që i ka kërkue profesoresha, i kam bë unë dhe i kam qëndis me rruza. Kjo është një veshje që e veshin nëpër dasma, e kam pas unë në shkollë, e kanë pëlqye te shkolla dhe ju kanë thënë edhe tjerëve me i punue të njëjtat", u shpreh Gjylsime Bakiu, Sh.N.Q "Koço Racin".
"Sot prezantojmë drejtimet që ka shkolla jonë, ka shërbime personale të cilat përfshijnë, teknik kozmetike, manikir, pedikir dhe parukeri. Kemi drejtime për prodhime ushqimore, për grafikë dhe drejtime të teknologjisë kimike", tha Angela Poparsova, Sh.M.Q "Dimitar Vllahov".
Oda e zejtarëve është themeluar në vitin 1932 si organizatë e të gjitha zejeve. Nga qyteti i Shkupit gjithashtu njoftuan se gjatë këtij viti do të lëshohen në përdorim edhe pesë dyqane për punimin e zejeve të vjetra. Melihate Rustemi

Category

📺
TV

Recommended