Emri, Cërvenkovski publikon dokumentin sekret

  • 9 years ago
Vetëm pak orë pasi lideri i opozitës maqedonase Branko Cërvenkovski ka publikuar një dokument sekret shtetëror, propozimin e vitit 2005 Republic of Macedonia' të ndërmjetësit Methju Nimic për zgjidhjen e çështjes së emrit e të cilin e ka refuzuar në atë kohë Nikolla Gruevski kryetar i VMRO DPMNE-së në opozitë, Agjencia Informative Maqedonase, e afërt me pushtetin publikoi sot siç tha dokumentin origjinal nga propozimi i Nimicit të vitit 2005. Sipas këtij dokumenti në të cilin thirret MIA në pikën C, thuhet se çështjet e identitetit do të jenë të përfshira në aneksin e dokumentit që është dhënë në propozim. Në aneksin e dokumentit në të cilin thirret propozimi, në pjesën e nacionalitetit nuk ka maqedonas „macedonian", por termi "qytetarë të Republikës së Maqedonisë " si shenjë për kombësinë. Gjithnjë sipas Agjencisë Informative Maqedonase në këtë dokument, në pjesën e gjuhës në vend që të jetë 'maqedonase' -- 'macedonian' qëndron 'makedk'-'macedc'. Por LSDM deri tek mediat liferoi dokumentin origjinal atë që kryetari i saj Cërvenkovski dje e publikoi gjatë intervistën në TV Kanal 5. Ky dokument që publikon partia e Cërvenkovskit nuk përmban atë që e transmeton Agjencia shtetërore e lajmeve MIA. Ndryshe Cërvenkovski në paraqitjen e tij të mbrëmshme tha se kryeministrin Gruevski me deklaratën e tij të fundit gënjen opinionin lidhur me propozimin e vitit 2005.
"Ja ku është propozimi i Nimicit, i vitit 2005. Nuk do ta lexoj tash, do tua jap, shikojeni ju si medium, nëse kanë interes edhe mediumet tjera, do tua japim edhe tyre. Gruevski ose gënjen ose harron, ja ku është propozimi, asgjë nuk është e vërtetë ajo që ka thënë. Ai propozim i 2005 ofronte, tre vite Maqedonia të quhet Republika e Maqedonisë pa transkriptim në gjuhën angleze, pas tre vitesh të quhemi 'Republic of Macedonia' nga ai moment deri në përjetësi, emrin kushtetues ta kemi si shtet, në Kombet e Bashkuara dhe gjithkund. Vetëm tre vjet të jemi Republika e Maqedonisë pa transkriptim në gjuhën angleze, e më pastaj emër kushtetues deri në fund. Tek gjuha, zgjidhje e pastër, gjuhë maqedonase, 'macedonian language'. Ja teksti ja jepni edhe kolegëve tjerë të redaksive tjera. Këtu shkruan sekret shtetëror, por pasi Gruevski i pari filloi të flasë se çka është përmbajtja, nëse ai e shkel sekretin shtetëror, atëherë e shkeli edhe unë, e përcjelli kryeministrin në atë pjesë.", deklaroi Branko Crvenkovski, kryetar i LSDM-së.
Shkak për zbardhjen e këtij dokumenti dhe këtyre të dhënave u bë deklarata e kryeministrit Nikolla Gruevski i cili ditë më parë akuzoi drejtpërdrejtë Cërvenkovskin se kishte pranuar propozimin e vitit 2005 i cili rrezikonte identitetin.
"I njëjti Cërvenkovski në vitin 2005, kur kishte një propozim nga Nimic, në të cilin ishte vënë në pyetje identiteti, ai e pranoi atë propozim, ndërsa të njëjtin unë e r...

Recommended