Vizbeg, dy të lënduar në aksident trafiku

  • 9 years ago
Copëza prej xhami, erë karburanit dhe gjak ishin pjesë e dëshmisë së aksidentit të rëndë që ka ndodhur në mesditë në afërsi të Vizbegut. Sipas dëshmitarëve okularë, të cilët nuk pranuan të flasin para kamerës, përplasja ka ndodhur kur nga shkaqe të panjohura, njëri nga automjetet ka kaluar në korsinë e kundërt të magjistrales Shkup - Prishtinë. Pas përplasjes automjetet "BMW" dhe "Volkswagen Caddy" pothuajse nuk mund të njihen.
"Shpejtësia e papërshtatshme dhe pakujdesia e shoferit ishin arsyeja kryesore që këtë mëngjes të ndodhë edhe një tjetër aksident i rëndë. Çfarë mbeti nga makinat, mund ta shihni prapa meje, ndërsa shoferët dhe një pasagjer janë transferuar tashmë në qendrën emergjente në Shkup. "
Sipas informacioneve, dy shoferët janë në gjendje kritike. Njëri prej tyre ka dëmtime të rënda në kokë, ndërsa tjetri ka pësuar lëndime të rënda në organet e brendshme. Fati i tyre akoma nuk dihet. Mjekët informuan se bashkudhëtari i njërës makine, edhe pse ka thyerje të gjymtyrëve, është jashtë rrezikut për jetë. Rrethanat e aksidentit po hulumtohen ende. Petar Bllazhevski

Recommended