Erdhëm në fund të sezonit të pestë. Kaluan 32 emisione. Në këtë të fundit, 33-tin do të bëjmë një retrospektivë të asaj që e shikuat nga fundi i shtatorit deri në fund të majit. Do të përkujtojmë se emisioni "Magazina ekonomike" hapi shumë tema dhe kishte debate interesante. Biseduam intensivisht për vonesën e subvencioneve, për mungesën e ujit në Tetovë, për problemin me liqenin e "Treskës", për problemin me tatimet e shitësve nëpër tregje, për mbeturinat në Tetovë, për varfërinë në Haraçinë dhe kështu me radhë. Pikërisht hapja e këtyre temave i detyroi politikanët për debate dhe që të fillojnë të mendojnë për zgjidhjen e problemeve. Për më tepër ndiqni emisionin në vazhdim...
Comments