LSDM-ja fillon fushatën parazgjedhore?!

  • 9 years ago
LSDM në një farë mënyre sot promovoi prioritetet nga platforma e tyre zgjedhore në zgjedhjet lokale që pritet të mbahen në vitin 2013. Energjia dhe infrastruktura rrugore janë dy nga prioritet që do të jenë pjesë e platformës së LSDM. Përcaktimi për këto dy prioritet është rezultat i mos angazhimit të qeverisë për përmirësimin e infrastrukturës, dështimi i projektit për gazifikim të vendit dhe projektet Çebren dhe Galishte. Për realizmin projekteve të kësaj natyre ata planifikojnë kërkimin e partnerëve strategjik. Këto dy çështje, vlerësojnë në LSDM, do të nxisin edhe investimet vendore dhe ato të huaja.
"Do të fillojmë me atë që gazifikimin ta vendosim si prioritet në angazhimet tona për investime në infrastrukturë. Krerët e komunave të LSDM edhe përkundër të gjitha obstruksioneve gjetën mjete dhe mënyra dhe sollën gaz në Strumicë dhe Kumanovë ndërsa nga kjo qytetarët dhe kompanitë tash më po i ndjejnë dobitë. Do t'i vazhdojmë këto shembuj të suksesshëm dhe do të vëmë në qarkullim burimet energjetike më të lira në çdo komunë ku LSDM do ta fitojë pushtetin. Planifikojmë që të përkushtohemi edhe në investime për ndërtimin e rrjetit rrugor bashkëkohor si dhe rikonstruimin e atyre ekzistuese", tha Zoran Jovanovski, LSDM.
Sa i përket interpelancës për ministrin e financave Zoran Stavrevskin të iniciuar nga opozita për të cilën nesër pritet të debatoj parlamenti, Jovanovski theksoi se shumica duhet të veproj në bazë të argumenteve e jo të kritereve tjera. Por shumica nuk beson që shumica të mbështes interpelancën për Stavrevskin.
"Nëse deputetët e mazhorancës nuk i pranojnë argumentet atëherë ajo do të thotë se ata udhëhiqen nga ndonjë kriter tjetër e jo sipas argumenteve racionale...Është për të ardhur keq që në vend që Stavrevski të jep vet dorëheqje pasi më askush më nuk i beson në atë që e flet dhe e bën në ekonomi, kjo duhet të shkoj përmes një procedure të këtillë. Atë që e thotë LSDM sa i përket punës së Stavervskit tash më e dinë qytetarët ndërsa mbetet që t'u sqarohet edhe deputetëve të mazhorancës", u shpreh Zoran Jovanovski, LSDM.
Interpelanca e ngritur për ministrin e Financave Zoran Stavreski e fajëson atë për politikat e gabuara fiskale në këto 6 vite sa është VMRO-DPMNE-ja në pushtet. Gjyltene Rexhallari

Recommended