Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 8/21/2015
Edhe gjatë kësaj jave qytetarët do të duhet të mbajnë ombrellat me vete pasi meteorologët paralajmërojnë mot të paqëndrueshëm, i shoqëruar me reshje të shpeshta shiu. Edhe pse gjatë orëve të ditës pritet të ketë periudha me diell, pasdite nuk përjashtohet mundësia e shtrëngatave të shiut. Nesër pritet të ketë mot më të thatë, ndërsa prej të martës e deri të dielën do të kemi sërish reshje shiut, të cilat do të kulmojnë të mërkurën dhe të enjten. Reshje të mëdha shiu priten edhe të shtunën. Megjithëse moti do të jetë i lagësht, temperatura maksimale do të lëvizë nga 22 deri më 29 gradë celsius. Edhe sot pasdite janë paralajmëruar reshje të mëdha shiu të shoqëruara me vetëtima dhe erë të fortë. Sipas Entit Hidro-Meteorologjik, më shumë reshje shiu pritet të bien në pjesën jug-lindore; Berovë, Gjevgjeli dhe Dojran.
"Parashikohet mot diçka më i mirë, edhe pse deri në fund të muajit nuk mund të themi se do të kemi stabilizim të plotë. Gjatë javës që vjen do të ketë më shumë orë me diell gjatë ditës, edhe pse pasditeve sërish nuk përjashtohet mundësia e paqëndrueshmërisë së motit, me reshje lokale, vetëtima dhe erë të fortë, por jo në atë masë si ditët e kaluara. Temperatura do të jetë në rritje veçanërisht nga dita e enjte e tutje. Nesër ka më pak kushte për reshje shiu, dhe pritet mot i thatë. Nga dita e martë e deri të dielën, pasditeve moti do të jetë i paqëndrueshëm. Më serioze, reshje të mëdha shiu, priten të shtunën", tha Kostadinka Arsovska sinoptike kujdestare. Alsat-M

Category

📺
TV

Recommended