Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i shoqëruar nga homologja kosovare Ahtifete Jahjaga, vizitoi sot studentet e plagosura në aksidentin e Himarës që ndodhen në Spitalin Ushtarak. Pas vizitës, presidentja Jahjaga ndaloi të fliste me gazetarët dhe shprehu ngushëllimet në emër të Kosovës dhe të saj "për një ngjarje kaq të rëndë". "Jemi me familjrët, me të afërmit e tyre që të gjejnë forcën, që të gjejnë ngushëllimin", tha Jahjaga.
Comments