Dhoma "garazhë" mbetet një e kaluar e hidhur për familjen shtatë anëtarësh Aliu nga Haraçina. Ata sot hynë në shtëpinë e tyre të re të ndërtuar falë iniciativës së televizonit Alsat, organziatave humanitare Kalliri i Mirësisë dhe Mëshira si dhe Komunës së Haraçinës. Buzëqeshja që vazhdimisht vërehej në fytyrat e gjithë anëtarëve tregonte qartë gëzimin që ndjenin ata. Më të lumtur ishin fëmijët të cilët me shumë dëshirë na tregonin çdo skaj të shtëpisë së re. Fëmijët thonë se tani kanë vend edhe për të fjetur por edhe për të mësuar.
"Jam gëzuar shumë që kam dal në shtëpi të re. I kemi krejt kushtet e mira kemi ku me fletë, kam vend për me mësua, jena gëzuar shumë".
Zonja e shtëpisë Mejreme Aliu falënderon gjithë ata që ndihmuan për ndërtimin e shtëpisë duke shtuar se shtëpia e re është një ëndërr e dëshiruar me vite të tëra.
"Falemindert shumë, çka u ka dashtë na kanë pru, krejt kushtet. Fëmijët a janë gëzua? Po, janë gëzua shumë se dolëm prej atje, ndryshe është kur je në shtëpi të re. Krejt çka duhen i kanë bë, falënderojmë shumë Zotin dhe krejt çka kanë ndihmua", tha Mejreme Aliu
Përfaqësuesit e organizatave në fjale shprehin kënaqësinë për projektin e realizuar. Ata thonë se gjithçka ka përfunduar siç ishte paraparë në projektin paraprak.
"Arritja e këtij suksesi padyshim se nuk ishte edhe aq e rëndë, mjaftonte ajo që ne tek popullata jonë gjetëm dëshirën dhe vullnetin për tu solidarizuar dhe për t'u ndihmuar dhe puna jonë ishte e koncentruar ne atë që ne ti trokasim dyert e tyre dhe t'u tregojmë për vështirësitë me të cilat ballafaqohet popullata jonë dhe padyshim ne jemi të bindur se ky popull, edhe në të kaluarën por edhe tani dëshmon atë që është një popull që donë solidaritetin", deklaroi Rufat Sherifi, kryetar i SH.H"Kalliri I Mirësisë.
"Jemi shumë të kënaqur dhe të lumtur që kemi arritur që këtë familje ta largojmë nga ajo gjendje në të cilën e kemi pa dhe në këtë gjendje në të cilën është. Falënderojmë gjithë popullatën e cila na ka përkrahë ne si shoqata dhe kryetarin e komunës së Haraçinës dhe falë gjithë popullit dhe gjithë angazhimit tonë kjo familje sot, kjo familje e shihni edhe në kushtet në të cilat jeton", tha Haki Lushtaku, kryetar I SH.H "Mëshira".
"Sinqerisht falënderoj edhe Alsatin pasi që ju jeni iniciatorët e parë që keni marrë të gjitha vendet, siç po shohim çdo ditë vetëm se ju i gjeni familjet që janë të rrezikuara dhe dhashë Zoti që në të ardhmen të gjithë bashkërisht do ti ndihmojmë. Ne si komunë jemi të gatshëm që çdo herë ti mirëpresim të gjithë shoqatat humanitare ose të gjithë afaristët që kanë mundësi të ndihmojnë", u shpreh Bastri Bajrami, kryetar I Komunës së Haraçinës.
Me rastin e realizimit të këtij projekti, kryetari Haki Lushtaku nga shoqata Mëshira i ndau mirënjo...