Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 10 years ago
Tre gardianët e suspenduar deri në vendimin përfundimtarë të komisionit disiplinor të Burgut të manastirit do të rrinë në shtëpi dhe do të marrinë 50 për qind të pagës mujore. Këtë e parasheh vendimi i marrë nga drejtori i burgut të manastirit në bazë të nenit 57 neni 2 i Ligjit për organizimin e drejtorive shtetërore dhe ligjit për ekzekutimin e sanksione që është në pajtim me Ligjin për nëpunës shtetëror. Me këtë vendim është i kënaqur edhe ministri i drejtësisë Blerim buxheti nën ingerencë të të cilit janë burgjet e Maqedonisë . Sipas tij në këtë fazë drejtori ka vepruar në bazë të ligjit dhe nuk ka mundësi për të ndërmarr masa tjera .
Nga vendi I punës janë suspenduar gardianët me iniciale N. N, Z. M. dhe Z. K. Një hap i këtillë, siç potencohet në vendim, është marr për arsye se lënda i takon asaj natyre që prezenca e tyre në këtë institucion derisa zgjat procedura do të ketë ndikim të dëmshëm gjegjësisht do të pamundësoj përcaktimin e përgjegjësisë.
Në arsyetimin e këtij vendimi mes tjerash thuhet: ' më2 maj nga ana e avokatit të popullit është ngritur kallëzim penal në prokurori për veprën penale 'maltretim në shërbim'. Kallëzimi është ngritur për ndodhitë në burgun e Manastirit më 2 maj gjatë pranimit të tre të paraburgosurve në aksionin 'monstrum' për gjoja maltretim nga ana e mbikëqyrësve të lartpërmendur. Nga deklaratat e dhëna të nesërmen nga gjithë mbikëqyrësit, konstatimi I mjekut të burgut dhe njohurive personale nga biseda me tre të paraburgosurit më 3 maj, ekzistojnë të dhëna kontradiktore nga njohurit e avokatit të popullit dhe personave zyrtarë'.
Për këtë qëllim drejtori i burgut ka formuar komisionin disiplinor i cili duhet të përcaktoj përgjegjësin ndërsa ky hap është ndërmarr pas vizitës së Ministrit të drejtësisë, Blerim Bexheti në burgun e Manastirit. Në ditët në vijim Prokuroria duhet të prononcohet a do të ngrish procedurë gjyqësore ndaj gardianeve për të cilët Avokati i Popullit ka ngritur kallëzime penale për veprën maltretim në shërbim. Gjyltene Rexhallari

Category

📺
TV

Recommended