Skip to playerSkip to main content
  • 11 years ago
Sulmet verbale shpesh herë të shoqëruara me përleshje fizike, grafite etnike me përmbajtje fyese, dhunë në ngjarjet sportive, sulme ndaj monumenteve fetare dhe kulturore, janë ndër veprat më të shpeshta që ka vërejtur misioni i OSBE-së për sa i përket paragjykimeve të grupeve të caktuara etnike. Misioni i OSBE-së monitoron dhe lufton të gjitha veprat penale që lidhen me urrejtjen, sfidë kjo me të cilën përballet jo vetëm Maqedonia por edhe vendet e tjera të rajonit. Për Ambasadorin e OSBE-së të akredituar në Maqedoni, Ralf Breth urrejtja është rezultat i mungesës së tolerancës dhe ndikon negativisht në kohezionin dhe stabilitetin në shoqëri.
"Aktet kriminale të motivuara nga urrejtja dhe të gjitha format e gjuhës së urrejtjes që përhapin urrejtje racore, fetare apo lloje të tjera të urrejtjes apo mungesës së tolerancës, janë në kundërshtim të plotë me vlerat moderne dhe demokratike dhe paraqesin kërcënim ndaj bashkëjetesës në paqe. Përgjigja adekuate e kompetentëve është e rëndësishme si për sigurinë individuale ashtu edhe atë kolektive. Qeveria ka përgjegjësi që t'u përgjigjet në mënyrë të përshtatshme këtyre rasteve, ndërsa në mandatet e misioneve të tona është t'i mbështesim përpjekjet e tilla", d deklaroi Ralf Breth, ambasador i OSBE-së.
"Me qëllim që të sanksionojmë dhe parandalojmë veprat e nxitura nga urrejtja, në vitin 2009 u miratuan ndryshime dhe plotësime në kodin penal të Maqedonisë, me të cilën janë vendosur rrethana të reja ndëshkuese nëse vepra penale është e motivuar nga urrejtja. Procesi i harmonizimit të Kodit Penal sa i përket krimit të urrejtjes do të vazhdojë të harmonizohet me legjislacionin e Bashkimit Evropian", u shpreh Zoran Petrov, zv/ministër i Jashtëm.
Por për akademikun Vllado Kambovski nuk mjaftojnë vetëm ndryshimet në legjislacion, por institucionet duhet të fokusohen më shumë në masat parandaluese. Madje sipas Kambovskit, rol të madh ka edhe faktori politik i cili sipas tij është nxitësi kryesor i të gjitha formave të urrejtjes qoftë nacionale apo fetare.
"Ne nuk mund të presim që vetëm me vendosjen e ndonjë kornize juridiko-penale që ka të bëjë me veprat e urrejtjes dhe gjuhën e urrejtjes, do të arrijmë rezultate të mira nëse nuk zhvillojmë një strategji të gjerë të aktiviteteve parandaluese, angazhimin e të gjithë partive politike, një pjesë të shoqërisë civile për t'u përballë me një të keqe bashkëkohore", tha Vllado Kambovski, akademik.
Në konferencën e sotme morën pjesë edhe përfaqësues të shteteve të rajonit, të cilët shkëmbyen përvojat dhe problemet që kanë në përballjen me këtë fenomen. Në Bosnje për shembull, nga viti 2008 janë evidentuar 464 incidente të motivuara nga urrejtja por, jo gjithmonë të zgjidhura në mënyrë adekuate, për shkak të mungesës së kapaciteteve institucionale. Në Maqedoni në periudhën e fu...

Category

📺
TV

Recommended