Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
I kuptoj frustrimet e kryeministrit dhe qytetarëve të Maqedonisë, shkurt u përgjigj presidenti Gjorge Ivanov në Çikago në pyetjen e TV Alsat-M nëse ka gabuar që ka marr pjesë në Samit.
"Unë e kuptoj frustrimin e qytetarëve tanë, frustrimin e kryeministrit dhe frustrimin tim personal nga kjo që po na ndodh me bllokimin tonë të vazhdueshëm", u përgjigj Gjorge Ivanov, president i Maqedonisë.
Ivanov i vlerësoi si të papërgjegjshëm politikanët grek të cilët sërish nuk lejuan që Maqedonia të bëhet anëtare e NATO-s.
"Nuk mundet Aleanca të jetë peng i një sjellje të papërgjegjshme të politikanëve të fqiut tonë jugor që çështjen bilateral ta shfrytëzojnë për kërcënim për diçka që është pjesë e procesit në Kombet e Bashkuara. Ashtu që edhe pse ky Samit asnjëherë nuk u projektua për zgjerim, ne sërish patëm shpresë që një obligim i pambaruar nga Samitet e mëparshme do të jetë prezent", deklaroi Gjorge Ivanov, president i Maqedonisë.
Ndryshe Shefat e shteteve dhe qeverive të vendeve anëtare të NATO-s kanë miratuar edhe deklaratën e samitit në Çikago, në të cilat kanë përsëritur konkluzionet e samitit në Bukuresh në vitin 2008, në raport me Maedoninë. Ftesë për anëtarësim të Maqedonisë në Aleancë do të ketë në momentin kur do të gjendet një zgjidhje e pranueshme për çështjen e emrit. Në konkluzionet e miratuara vlerësohet se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO, do të kontribuojë në sigurinë dhe stabilitetin në rajon. Shefat e shteteve të vendeve të NATO-s, gjithashtu inkurajojnë përpjejkjet për ndërtimin e një shoqërie multietnike në Maqedoni dhe vlerësojnë kontributin e rëndësishëm të Maqedonisë në operacionet e NATO-së si dhe rolin aktiv në aktivitetet rajonale për bashkëpunim. Nga Çikago për Alsat-M, Muhamed Zeqiri.

Category

📺
TV
Comments

Recommended