Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
'SOLE', është emri i restorantit ku gërshetohet politika, arti e kultura. Kjo është një e arritur e madhe e biznesmenit shqiptarë nga Maqedonia i cili prej 30 vitesh jeton dhe vepron në Vjenë të Austrisë. Është ky Aki Nuredini i cili gjatë këtyre viteve është përpjekur me gjithë përkushtim, dhe dashuri të madhe që ta shndërrojë lokalin e tij në një vend takimi për artistët e mbarë botës. Restoranti "Sole" është vizituar edhe politikanët më të njohur austriak dhe botërorë në mesin e të cilëve edhe ish presidenti amerikan Klinton. Ata këtu së pari ibashkon mikëpritja e ngrohtë dhe specialitetet e shijshme që ofron lokali.
"Është një fenomen interesant se në restorantin tim vijnë të gjitha llojet e personaliteteve, siç është arti, artistët, kultura, biznesi, diplomacia, politika, të gjithë këto. Por do ti veçoj disa siç janë ish presidentët, presidentët aktual, ministra dhe kryeministra dhe gjithë me radhë. Politika austriake komplet vijnë. Maqedonia, Kosova, Shqipëria të gjithë i kam këtu, jo se i kam si klient por i kam edhe miq. Shumë njerëz veçanërisht artistët e quajnë restorantin tim si shtëpinë e vete ose si dhomën e dytë të ngrënies së shtëpive të vete", deklaroi Aki Nuredini, biznesmen.
I pyetur se cila është formula e këtij suksesi, se si ka arrit që në rrestornatin e tij të gërshetoj politikën, kulturën, artin, Aki Nuredini me shumë modesti përgjigjet; 'me punë dhe vetëm me punë'.
"Veç me punë. Unë e dua këtë punë shumë, i dua njerëzit shumë, pa dallim si gjithë nacionalitetet. Secilin klient e trajtoj si të jetë njeri veçantë. E kam një mik i cili ka shkruar një libër, kur më dhanë një çmim këtu, kur u bëra qytetar i nderit, dhe ai tha: 'Yjet ndihen sikur nuk janë yje tek Hakiu, derisa ata që nuk janë shumë të famshëm tek Hakiu ndiohen të famshëm', kështu që kjo është edhe kuzhina e mirë, edhe ekipi imë me të cilin bashkë kemi arritur deri këtu", u shpreh Aki Nuredini, biznesmen.
Përkushtimi dhe zelli i Aki Nuredinit prej vitesh janë shpërblyer nga shteti austriak me medaljen e arte te qytetit qe konsiderohet si çmimi me prestigjioz dhe vjen fill pas dekoratave që jep presidenti i Austrisë. Pra Aki Nuredini nga Kamjani i Tetovës është qytetar nderi i Austrisë. Bedri Rexhallari

Category

📺
TV
Comments

Recommended