LGBT hap festivalin, Dool: Me vlerat e BE ofendova Spahinë?!

  • 9 years ago
TIRANE- Nën përkrahjen e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ambasadorit të Mbretёrisё sё Vendeve tё Ulёta nё Shqipёri dhe përfaqësueve të qeverisë, Komuniteti LGBT në Shqipëri hapi sot paradite akvitetet në kuadër të ditës kundër homofobisë. Ambasadori i Hollandës,Henk van den Dool reagoi ndaj deklaratës së kreut të Partisë së Legalitetit, njëkohësisht zv Ministrit të Mbrojtjes, Ekrem Spahia.
"Kam qenë i surprizuar pasi të tilla deklarata nuk i dëgjon cdo ditë. Dhe sigurisht një nga këto çuditë ka qenë nga fakti se nuk është bërë nga një njeri i thjeshte apo politikan i thjeshtë por anëtar i qeverisë"- tha ambasadori.

Recommended