Bulevardi, fitojnë britanikët: Hapësira të reja këmbësorëve

  • 9 years ago
Juria e përzgjedhur nga Bashkia e Tiranës për të vlerësuar projektin më të mirë për bulevardin e ri dhe lumin e Tiranës, ka shpallur sot studion britanike të arkitekturës "Grimshaw", si projektin më të mirë.

Kryebashkiaku Basha tha se gjatë 3 ditëve të fundit ka patur diskutime e konsulta për projektet finaliste të "Grimshaë" dhe "DAR". Sipas tij, përparësia që projekti britanik i jep lëvizjes së këmbësorëve e bëri studion "Grimshaw Architect's" fituese.

"Vendimi ishte i vështirë sepse të 7 studiot që morën pjesë në konkurim i përkasin sërës më të kërkuar të arkitekturës botërore", tha Basha.

Recommended