Tiranë, Basha: Projekti i zgjerimit të Bulevardit i rëndësishëm

  • 9 years ago
TIRANE- Sot të dy studiot finaliste "DAR Group" dhe "Grimshaw Architects" paraqiten para publikut, grupit strategjik dhe teknik një prezantim të shkurtër të projektit të zgjerimit të bulevardit të Tiranës dhe lumit të Lanës. Aktiviteti u zhvillua sot paradite ne Galerinë e Arteve. Hartuesit e projektit do ti përgjigjen pyetjeve të grupit teknik por dhe ato të ngritura nga qytetarët. "Është projekti më madhor që qyteti po harton për vetën e tij në 80 vitet e fundit dhe më i rëndësishëm për 50 vitet e ardhshme" deklaroi kryetari i bashkisë Lulzim Basha.

Recommended