• 11 years ago
Fenomeni i teleportimit, në fakt transferimi i sendeve prej një vendi në tjetër, edhe pse ishte fenomen normal vetëm në filmat si "Star Trek", kjo në Kinë tashmë u bë realitet. Një grup i fizikanëve nga Universiteti i Shkencës dhe Teknologjisë në Shangaj, arritën të transferojnë grimca në distancë prej 100 kilometrave. Për këtë qëllim ata kanë përdorur një lazer të sofistikuar dhe optikë. Edhe pse teleportimi në esencë paraqet transferim të objektit nga një vend në tjetrin, në këtë projekt objekti fizik nuk transferohet, por vetëm informatat që e përshkruajnë dhe të cilat transferohen në një objekt të ngjashëm, i cili pastaj merr një identitet të ri. Qëllimi final i projektit është gjetja e një mënyre efikase për të transferuar informacione më të mëdha nga Toka në orbitë, dhe anasjelltas, pa pasur nevojë për anije kozmike. Ky nuk është suksesi i parë i këtij lloji i fizikanëve kinez. Dy vjet më parë ata arritën të teleportojnë grimca, por vetëm në një distancë prej 16 metrash. Petar Bllazhevski

Category

📺
TV

Recommended