Skip to playerSkip to main content
  • 10 years ago
Qendra historike e Pragës u mor nga qindra kufoma, ose sic i njohim ndryshe edhe si zombi. Ata pushtuan rrugët e Pragës, në kuadër të festivalit të përvitshëm 'Marshi i Kufomave'. Ky është viti i pestë me radhë që mbahet një ngjarje e tillë. Njerëz nga i gjithë vendi, ishin veshur si krijesa të frikshme, të lyer me bojë të kuqe, me dhëmbë falsë dhe sy të gjakosur. Një prej tyre shëtiste madje me një gjilpërë të ngulur tejpërtej në gjuhë. Ndërsa zombit ecnin përmes urës Çarls të qytetit, banorët dhe turistët i ndiqnin nga pas. Për të transformuar pamjet, të rinjtë kishin përdorur çdo lloj mjeti, që nga mielli, bojërat, kostumet, e deri tek gjetje të tjera të Hallouinit, të kopjuara në Jutjub.
"Ky është 'Marshi i Kufomave'. E kemi filluar këtë ngjarje, që në vitin 2008. Ky është bërë marshim traditë tashmë, por kemi marshime edhe në qytete të tjera si në Pilsen etj. Vitin e kaluar patëm 1 mijë pjesëmarrës, të shohim nëse do kemi sukses që ta thyejmë këtë numër rekord sot", tha Jakub Krasni, organizator.
Por moti me shi duket se e pengoi turmën të dilte pasivisht. Në këtë marshim, vetëm 762 zombi u numëruan. Në fund të marshimit, shumë zombi vazhduan festën deri në orët e para të mëngjesit. Admir Qose

Category

📺
TV
Be the first to comment
Add your comment

Recommended