Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 10 years ago
Ministri i Ekonomisë Valon Saraçini vizitoi sot fabrikën për përpunimin e pambukut Teteks-Yarn, e cila pak kohë më parë u ri-ngrit falë një investimi bullgar. Teteks Yarn, sipas Saraçinit përbën një shembull i mirë se si i mbijetoi krizës, dhe pikërisht gjatë kësaj kohe, falë një procedure të shkurtër falimentimi, u ringjallë për të rikthyer punëtorët në vendet e tyre të punës. "Sot ne kemi këtu rreth 110 punëtorë, ndërsa siç përmenda më lartë deri në muajin Qershor ne do kemi këtu 250 punëtorë. Në kushte krize patëm sukses që të gjejmë një investitor nga Bullgaria që ka restartuar fabrikën dhe ka investuar mjetet e veta personale. Është një kohë shumë e shpejtë për të cilën ka mbaruar faza e falimentimit pra afat rekord prej 6.5 muajsh dhe të them të drejtën në Maqedoni nuk ka pasur ndonjë procedurë aq të shkurtër falimentimi" Valon Saraçini, Ministër i Ekonomisë. Drejtori falimentues i Teteks-Yarn Agron Arifi, theksoi se procedurat e shpejta u arritën falë vullnetit të mirë, si të gjykatës po ashtu edhe të Ministrisë së Ekonomisë. 'Falënderoj dhe investitorët që dhanë mundin maksimal dhe që morën përsipër t'i kthejnë borxhet që kishte firma në falimentim dhe me riorganizimin ti kthejnë edhe punëtorët në vendet e tyre të punës", tha Agron Arifi, drejtori falimentues. Teteks Yarn për momentin ka të punësuar rreth 110 punëtorë ndërsa 95 përqind të prodhimit të saj e eksperton. Bashkim Sulejmani

Category

📺
TV

Recommended