AA Vision: Takimi i mërgimtarëve në Reç të Ulqinit 2014

  • 10 yıl önce
Shqiptarët nga trojet e pushtuara nga Mal të Zi të cilët jetojnë dhe punojnë në mërgim këtë vit u mblodhën në Reç të Ulqinit.

Ky organizim u inicua nga Kisha Katolike, por nuk u mbajt në ambientet e kishës.

Sponsor i kësaj mbrëmjeje festive ishte Kisha Katolike dhe besimtarët vullnet-mirë të saj si dhe familja e Kolë Ejll Zagredës e cila e ofroi shtëpinë e vet për të shërbyer si vend që i bashkon shqiptarët.

Kjo familje njihet për veprimtarinë atdhetare ku Kolë Ejll Zagreda në SHBA ka qenë pjesmarrës i shumë aktiviteteve me rëndësi që kanë ndikuar në sensibilizimin e çështjes shqiptare në botë.

Ky emision është realizuar nga Nikollë Shabani i cili e përcolli aktivitetin e mërgimtarëve në Reç.

Duhet të veçojmë se Kisha Katolike në rrethin e Ulqinit po shërben si institucion i mbrojtjes së identitetit të shqiptarëve të cilëve u kanoset rreziku i asimilimit.
Ju urojmë shikim të këndshëm!
Stafi i AA Vision

Önerilen