AA Vision - " ME SHQIPTARËT E AMERIKËS" : Promovohen librat e Prof. Fran Camaj-t

  • 9 yıl önce
Në New York u promovuan librat e Prof. Fran Camaj-t
Shqiptarët e Amerikës morën pjesë në promovimin e librave të Prof.Fran Camaj-t i cili kishte ardhur nga Malësia e Madhe për t'i takuar bashkëvendësit e vet.
Prof. Fran Camaj njihet edhe në trevat e tjera shqiptare dhe ka krijuar një emër të mirë me krijimtarinë e tij letrare. Në librat e tij, shtjellohen momemnte të rëndësishme historike për ngjarjet që kanë ndodhur në Malësi duke filluar nga ndarja e Malësisë, Ndjekja e shqiptarëve dhe keqpërdorimi i tyre nga politika e deri tek vëllavrasja që është trashëguar si fenomen i gjakmarrjes edhe në SHBA.
Prof. Fran Camaj ka botuar deri tani pesë romane dhe në karrierën e tij ka një eksperencë rreth katër dekada në gazetari.
Për t'u njohur me përmbajtjen e romaneve të tij, shikojeni këtë emision ose lexoni librat e tij.
Ju dëshirojmë shikim të këndshëm!
Stafi i AA Vision