Skip to main contentSkip to footer
Albanian Screen TV

Albanian Screen TV

@Albanianscreen
9 followers
2 following
Televizioni Albanian Screen është themeluar në vitin 2003 me një programacion të formatit thellësisht informative dhe deri në vitin 2010 ka mbajtur emerin ALSAT. Me ndryshimin e pronësisë, programacioni ka pësuar një ndryshim thelbësor dhe televizioni ka kaluar nga formati informativ në atë të një televizioni gjeneralist duke ridimesionuar gjithçka në drejtim të informimit, edukimit dhe argëtimit. Drejtor i Përgjithshëm i Televizionit Albanian Screen është z.Rezart Taçi.
Investimet e kryera me teknologjinë e fundit bashkëkohore si dhe afrimi në stafin tonë i profesionistëve me të mirë të tregut mediatik kanë bërë të mundur përmbushjen e këtij misioni duke e kthyer Albanian Screen në një nga televizionet më të rëndësishme në vend.
Televizioni Albanian Screen vijon projektin e tij për të thelluar cilësinë dhe rritur larminë e programeve. Për të gjithë të rejat e fundit të programit të televizionit Albanian Screen, ju mund të vizitoni faqen:
http://www.albanianscreen.tv