Gjashtë të vdekur nga koronavirusi sot në Kosovë - Vizion Plus
  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjashtë persona kanë vdekur të shtunën në Kosovë, të cilët kanë qenë të infektuar me koronavirus.Kështu bën të ditur Qendra Klinike Universitare e Kosovës, e cila dha detaje lidhur me pacientët e vdekur.?Pacientët që kanë përfunduar me vdekje janë: Sh.I. (1949) -Prishtinë; F.H (1948) -Viti, R.K (1950)-Mitrovicë, B. G (1960)-Vushtrri, S. T. (1949) - Fushë Kosovë dhe F. SH. (1982)- Pejë. Sipas informacioneve nga klinikat, pacientët që kanë ndërruar jetë sot, përveç infeksionit COVID-19, kishin edhe sëmundje të tjera shoqëruese?, thuhet në njoftimin e QKUK-së.Bazuar në të dhënat e fundit, numri i të vdekurve në Kosovë nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi i ri, arrin në 64.Ndërkaq, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, deri të premten, në Kosovë janë regjistruar 3,178 raste me koronavirus. Prej tyre, 1,824 janë shëruar./R.E.L
Recommended