Çekaj: Edhe po të isha UFO s’mund ta fshihja drogën! Do paguaja vrasësit më të mëdhenj ta ruanin
  • 3 years ago
TIRANË- Në seancën e sotme gjyqësore, Arbër Çekaj ka bërë mbrojtjen e tij, duke thënë se nuk ka asnjë lidhje me drogën prej 613 kg në kontejnerët me banane për të cilat është në burg. Në mbi 30 minuta, Çekaj ka hedhur akuza ndaj Prokurorisë dhe Policisë se kanë dekonspiruar operacionin me qëllim mbrojtjen e trafikantëve të vërtetë, që nuk është ai. Report Tv me gazetarin Arsen Rusta ka arritur të sigurojë të gjithë mbrojtjen e Çekajt, i cili nuk i ka kursyer edhe ironitë. Përtej dokumenteve e faturave që paraqiti në gjykatë, Çekaj dha edhe argumente që ai i quan "logjike", si për shembull nëse droga do ishte e tija do kishte "formuar një grup me vrasësit më të mirë të Ballkanit për të ruajtur drogën, por në ato momente në fabrikë kanë qenë vetëm roje dhe shkarkuesit".

"Asnjë punëtor nuk bënte roje, aty pritej që të shkarkoheshin vetëm frymë. Droga u kap në shteti italian, ata kanë instaluar dhe një kamer në kontejnerët dhe më pas njoftuar autoritet shqiptare që sa morën këtë lajm, me telefonat e dytë dekonspiruan telefoniun. (...)Duhet të formoja grupin e armatosur. Këtu për 3 kg hashash të vrasin 3 vetë, milion euro si të ika unë në Gjermani dhe t'ia jepja 20 vjecarit. Duhet t'i merrja të gjithë vrasësit e Ballkanit të ruaja drogën, si të ikja në Gjermani e të lija qindra miliona euro, unë me 2 dhoma e kuzhinë. Si do ia jepja grupit, mua do të vrisnin. Duhet të formoja grupin e armatosur për të ruajtur drogën. Unë isha në Gjermani, u nisa nga Kosova se bileta ishte më lirë, këtu i keni tabulatet telefonike nuk jam kurnac, por nuk kam parë kriminel në rruzullin tokësor që i llogarit 200 euro biletë dhe e merr gruan e shkretë në vend t'i thotë "tani mbaruam gjithçka, ku do të shkosh, nga pamja s'jam në ndonjë bukuri e radhë", unë duke marrë agjencitë ku të më gjenin një biletë sa më të lirë që kurseja 200 euro. Pra ika në Gjermani për të blerë mobilje në Gjermani, droga s'ka qenë invetim e imja apo e familjes sime, droga ka qenë e personave të tjerë, duhej të lihej dhe të mos dekonsporohej", tha Çekaj.Ai thotë se në asnjë rrethanë nuk do të linte miliona euro këtu, që do vinin nga droga, për të ikur në Gjermani me gruan për të blerë mobilje, dhe mbi të gjitha nga Kosova, pasi biletet nga aty janë shumë më lirë. Në rrethana të tjera, shton Çekaj, nëse do ishte trafikant, nuk do i vinte keq për 200 euro që mund të kursente.

Çekaj thotë se kompania e tij është vetëm për sasinë e bananeve, e jo për transportin e tyre, për të cilën ka angazhuar një tjetër firmë tjetër që është CMA CGM, së cilës në kontenierët e saj i është gjetur jo pak herë drogë. Si argument ai jep edhe faktin që nuk është arratisur në momentin që është gjetur droga.
Recommended