Rama kritika të forta rektorit të Tiranës: S'ka bërë detyrën, mund ta shkarkojmë

  • 5 years ago
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se mund të shkarkojë rektorin e universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, pasi e akuzoi se nuk ka mbajtur përgjegjësinë që i takon në raport me problemet e studentëve. Ai u shpreh se është në dijeni të një raporti shumë problematik për rektorin, ndërsa tregoi edhe rrugën se si mund të shkarkohet, teksa me propozim të ministres së Arsimit vendos Presidenti. Hezitimin për të mos e shkarkuar deri tani, kreu i qeverisë tha se lidhet me faktin se opozita do të akuzojnë për marrjen të kontrollit të këtij institucioni. Megjithatë, kryeministri nuk e përjashtoi mundësinë e shkarkimit.

'Ka një raport shumë problematik për rektorin. Keni parasysh si ndodh procedura, ministrja e Arsimit ka të drejtë që të kërkoja shkarkimin e rektorit dhe e bën për 30 ditë, kohë që i jepet Presidentit për të vendosur nëse e pranon ose jo këtë gjë. Unë nuk e përjashtoj që kjo të ndodhë, por e përsëris prapë, nuk është se duan ne të shkarkojmë përgjegjësinë tonë, t'u themi juve shkoni ju atje, kjo realisht është cështje e qeverisjes së universiteteve. Unë nuk e di cfarë bëjnë senatet dhe këshillat nëse pengohet investimi i rikonstruksionit të një fakulteti?!

Është e provuar se nuk punon sistemi kompjuterik për shkak të sistemit. Cfarë ndodh nëse këto probleme nuk i shtrojmë. Është pjesë e nevojës për të pasur një jetë demokratike në universitet, ai që zgjidhet që të mbajë përgjegjësi. Ne jemi përmbajtur se është një ndërhyrje e fortë, jo se nuk ia përtojmë, por për të shmangur spekulimet se do të thonë 'ndërhynë atje, i morën, e morën edhe atë...' Nuk kemi dashur që të ndërmarrim një hap, që i bie që të jetë i fundit, por nuk e përjashtojmë këtë gjë. E mira do të ishte që gjërat të zhbllokoheshin brenda universitetit. Të gjitha opsionet janë të hapura, edhe kur flasim për ligjin e arsimit të lartë, jo se është shkruar në gurë dhe nuk ndryshon, cdo ligj ndryshon, por nuk kemi dëgjuar një argument se përse duhet të ndryshojë' tha ai.

Por përse Edi Rama nuk është i kënaqur me rektorin Koni? Ai tha se pas protestës së studentëve cdo gjë ka lëvizur përveç xhaketës së rektorit, që sipas Ramës ai vijon që të mos ketë asnjë shqetësim edhe pse pjesa më e madhe e kërkesave të studentëve është përgjegjësi e rektoratit, bazuar te autonomia.

"Fakulteti mund të ishte ristrukturuar, por fondet mbarten për arsye të mos arsyes që nuk ka lidhje me ligjin, por shpërdorimin e autonomisë, e cila është liri dhe përgjegjësi. Rektori i Tiranës duhet të përgjigjet, pasi e keni zgjedhur ju, por ai rri atje. Është e pabesueshme që në kryeqytetin e një vendi që synonin që të bëhet pjesë e BE-së, universiteti të ketë një problem të tillë.

Është jashtë kësaj bote. Jemi të fundit në rajon për paratë që kemi thithur nga BE-ja si universitete. Nuk kemi pasur kapacitet për të ofruar projektet e duhura dhe garantuar zbatueshmërinë e tyre. Para që nuk dihet nga shkojnë BE-ja nuk jep. Dramatike, që kemi hapur bibliotekën dixhitale, por fakulteti nuk e përdor dhe përse? Nuk ...

Recommended