Top News - Ali Ahmeti ftohet nga Gjykata Speciale në Hagë si dëshmitar

  • 4 years ago
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, është ftuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës që të paraqitet në Hagë.


Njoftimi e bëri ai vetë përmes një postimi në Facebook. Ahmeti sqaroi se është ftuar në rolin e dëshmitarit, por nuk bëri të ditur se kur do të udhëtojë drejt Hagës.

?Sundimi i ligjit dhe arritja e drejtësisë së mirëfilltë joselektive, vendore dhe ndërkombëtare janë synim dhe detyrim i imi i përhershëm në të gjithë veprimtarinë time. Ndaj, ju njoftoj se Dhomat e Specializuara të Republikës së Kosovës, përkatësisht Prokuroria Speciale e Kosovës, si një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe anëtar i shtabit të përgjithshëm, më ka ftuar në cilësinë e dëshmitarit dhe e kam pranuar ftesën e kam vendosur kontakt konstruktiv dhe bashkëpunues me zyrtarët në Hagë?, ka shkruar mes tjerash Ahmeti.

Dhomat e Specializuara në Hagë u formuan pas një raporti të Këshillit të Europës, të vitit 2011, në të cilin senatori zviceran, Dick Marty, ka folur për krime të pretenduara ?të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ndaj pakicave etnike dhe rivalëve politikë?, nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000. Prokurorët në Hagë kanë intervistuar deri më tani qindra ish-pjesëtarë të UÇK-së.

Javën e kaluar, në Hagë u intervista edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i thirrur pasi Zyra e Prokurorit të Specializuar paraqiti një aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër tijt, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, si dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publikë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AliAhmeti#Hage#TopChannel

Recommended