Report TV -SPECIALE Rrëfimi i artistes Miranda Deliallisi, si pianiste nga Tirana në Paris

  • 5 years ago
Pianistja shqiptare Miranda Deliallisi rikthehet tek rrënjët. Ndonëse, e larguar 27 vite më parë nga Shqipëria, artistja kujton edhe sot takimet e para më pianon. E shtyrë nga familja edhe e mbështetur nga profesoresha Vasilika Petrela Papakristo, e cila i ka injektuar dëshirën edhe vullnetin për të vazhduar këtë udhëtim artistik, pianistja rrëfen për kamerën e ?ReportTV?, se si vështirësitë e regjimit komunist i kthehu në forcë dhe kreativitet artistik gjatë koncerteve të pianos nëpër Europë.

Gjatë vitit të dytë të Universitetit të Arteve në Tiranë mori pjesë në konkursin e parë ndërkombëtar, ku për herë të parë artistët shqiptarë u ballafaquan me artistë të huaj, fillimisht në Itali edhe më pas në Francë. Sot Miranda Deliallisi jo vetëm luan repertor klasik nga Bach, Beethoven, por edhe ka regjistruar një CD me pjesë të tyre.

Recommended