Edi Paloka: Spartak Poci ka deshtuar ne vendosjen e rendit (9 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Edhe sot selia blu sulmet e saj ia ka drejtuar ministrit të Rendit Spartak Poçi. Sipas zëdhënësit të Partisë Demokratike Edi Paloka ministri Poçi ka shpallur dje dështimin për çarmatimin e popullsisë. Deri tani tha ai, ka shpallur disa herë afatet si për çarmatimin ashtu dhe për vendosjen e rendit dhe përfundimisht kanë pranuar dështimin.
Sipas Palokës nuk mund të çarmatosin shqiptarët ata që organizuan turmat për të shpërthyer depot dhe që gjunjëzuan shtetin. Nuk mund të çarmatosin shtetin Nano dhe Gjinushi tha ai ku u vendosën në vitin 1997 në krye të bandave të armatosura.
Partia Demokratike ka deklaruar se platforma e saj për luftën kundër krimit dhe çarmatosjen e popullsisë mbetet platforma e vetme për t'i ofruar shqiptarëve një zgjidhje. Sipas PD-së Poçi flet për shtyrje 2 vjeçare të çarmatimit, por për fatin e mirë mandati i tyre mbaron këto dy muaj./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended