Spartak Poci ne Gjirokaster: Te ruhet vota e lire me cdo kusht (7 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Çeshtja e ruajtes së votës së lirë në zgjedhjet lokale ishte kryetema e takimit të ministrit të Rendit Poçi me drejtuesit e policisë në Gjirokastër. Duhen ruajtur me çdo kusht vota e lirë e popullit. Prioriteti ynë gjatë kësaj periudhe duhet të jetë zbatimi i ligjit dhe garantimi i rendit dhe qetësisë për votuesit ka deklaruar ministri. Poçi tha se ka ikur koha kur në zyrat e funksionimit të pronarëve të lartë të policisë projektoheshin plane për vjedhjen e votës së lirë.
Askujt të mos i shkojë në mendje të cënojë votën e lirë. Kreu i rendit përsëriti në Gjirokastër një deklaratë të bërë para pak orëve ku sipas Metës kush ka kryer krime nuk do t'i shpëtojë ligjit. Ata ose do të eliminohen në strofkën e tyre nëse i kundërvihen policisë me armë, ose do të përballen me drejtësinë.
Pas një takimi të Kryeministrit Meta me drejtorët e policisë në 13 prefektura e vendit, Poçi ka ndërmarrë disa takime në rrethe ku theksin e ka vendosur tek ruajtja e qetësisë dhe votës dhe tek lufta kundër inkriminimit. Policët e Gjirokastrës mbajtën 1 minutë heshtje për Kolonel Arben Zylyftari i vrarë javën e kaluar në Shkodër në përpjekje me dy të akuzuar për krime.
Detyra e policisë është të pastrojë radhët e saj nga uniformat blu që bashkëpunojnë me krimin, deri dhe në dëm të jetës së kolegëve të tyre ka përfunduar Poçi./tvklan.al

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended