Ekspozitë në shtëpinë e Kadaresë/ Momentet historike të Gjirokastrës në foto bardhezi

  • 4 years ago
30 fotografi dhe piktura historike janë risjellë të riprodhuara për herë të parë në këto 30 vjet në banesën e Ismail Kadaresë në Gjirokastër edhe si një pjesë e memories historike të qytetit.


Vlera e këtij koleksioni nis me Edward Lear që vizatoi momente të qytetit në vitin 1848. Ajo pasohet me ndjesi nga jeta nën pushtimin otoman, më tej ka një koleksion fotografish të realizuara gjatë pushtimit italian,fotografi të qytetit gjatë diktaturës dhe pamja e tij aktuale.

? Ajo çka e bën të veçantë këtë ekspozitë është se ajo është e para e këtij lloji e hapur pas viteve ?90. Nëse e vëren një pjesë e fotove kanë një nuancë kafe të lehtë dhe janë foto të realizuara në kohën kur Gjirokastra ka qenë e pushtuar nga Italia.?

Koleksioni është dëshmi e transformimit sipas z. Lluri. Shumë prej fotografive shfaqin komplekse të tëra banesash historike që nuk ekzistojnë më në fondin e qytetit.

? Në qoftë se Kadare thotë se shtëpitë e qytetit ju ngjajnë kështjellave të vogla, po ta shohësh sot me trishtim shikon se një pjesë e këtyre kështjellave janë rrënuar. Janë foto që flasin për mosekzistencën më dhe shuarjen e komplekseve monumentale të qytetit ku hyn pjesa kryesore e sheshit të Çerçizit ku hyjnë urat e mëdha por edhe banesa karakteristike.?

Ekspozita që vjen në 90% të saj në bardhë e zi përkujton edhe figura të rëndësishme historike, momente themelore në jetën e qytetit, si tradita e karnavaleve. Gjithashtu i bën thirrje ndërgjegjes kolektive ta gjejë referencën tek trashëgimia si një çelës që garanton mbrojtjen në vijimësi.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EdwardLear#IsmailKadaresë#TopChannel

Recommended