Report TV - Spitalit të Gjirokastrës i shtohen 13 mjekë, Manastirliu: Shërbimet afër vendbanimit

  • 5 years ago
?13 mjekë specialistë, duke filluar nga mjekë të urgjencës, onkologë, kirurgë të përgjithshëm, reanimator, etj, i shtohen spitalit rajonal të Gjirokastrës, duke mundësuar shërbimet e specializuar afër vendbanimit?. Deklarata u bë nga Ministrja e Shëndetëssë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë inspektimit në spitalin e Gjirokastrës.

Në të gjithë qarkun, janë 18 mjekë specialistë që I bashkohen ekipit të shëndetësisë në spitalet e Gjirokastrës, Përmetit dhe Tepelenës, me përfundimin e specializimeve 4 vjecare, brenda muajit Shkurt.
Manastirliu zhvilloi një bashkëbisedim me pacientët e dializës në spitalin e Gjirokastrës, duke nisur kështu serinë e takimeve të hapura që do të ndërmarrë në çdo spital, për të dëgjuar shqetësimet e pacientëve dhe sugjerimet e stafeve mjekësore.

?Nisëm takimet e hapura me qytetarët, me pacientët por edhe profesionistët e shëndetit, sepse besojmë se zgjidhjet vijnë nga terreni, për problematikat e shëbrimeve shëndetësore në spitale?, tha Manastirliu.
43 pacientë nga Gjirokastra,Përmeti, Tepelena dhe Saranda marrin shërbimin e dializës në spitalin e Gjirokastrës. Gjatë bashkëbisedimit, disa pacientë të Sarandës, Delvinës dhe rrethinave kërkuan t?ju mundësohet ky shërbim në Sarandë. Ministrja Manastirliu u shpreh se shërbimi I dializës është përmirësuar, duke garantuar standard të lartë dhe duke u mundësuar afër vendbanimit në zona si Korça apo Vlora, ku më parë ky shërbim mungonte plotësisht. Megjithatë ? u shpreh Manastirliu ? do të shihet mundësia për ofrimin e këtij shërbimi edhe në spitalin e Sarandës.

Recommended