Top News - Guvernatori i Toscanës/ Mbyllni fluturimet me Shqipërinë
  • 4 years ago
Frika nga një ringjallje e koronavirusit në Itali ka nxitur një reagim të guvernatorit të Toskanës, Enrico Rossi, i cili shprehet i shqetësuar se rastet e reja po vijnë nga jashtë vendit, raportojnë mediat fqinje.


?Il gioernale? shkruan se gjatë 24 orëve të fundit në Toscana janë konfirmuar 16 raste të reja me koronavirus, nga ku 14 ishin të huaj, mes tyre 13 nga Tirana dhe një nga Ekuadori dhe për këtë guvernatori Russi ka kërkuar nga qeveria ndërhyrje të shpejtë duke bërë gjurmimin dhe mbikëqyrjen e personave të ardhur nga jashtë ose në të kundërt, bllokim të fluturimeve.

Ndërkohë, menjëherë pas konfirmimit të rasteve të infeksionit, që vinin nga Tirana, guvernatori i rajonit të Toskanës ka kontaktuar me konsullatën e Shqipërisë, duke i kërkuar të kontrollojë udhëtarët, që të respektojnë masat, si dhe duke urdhëruar rikthimin e detyrueshëm 14 ditor të karantinës.

?Qeveria duhet të ndërhyjë, në veçanti ministritë e Brendshme dhe Shëndetësisë. Nëse gjurmimi i pasagjerëve dhe mbikëqyrja aktive e tyre nuk është e mundur, do të ketë vetëm një mundësi: bllokimin direkt të fluturimeve?, ka deklaruar guvernatori Rossi.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EnricoRossi#Italy#TopChannel
Recommended