Opinion - Guvernatori Sejko: Shtyrja e kredive, pa penalitete
  • 4 years ago
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka siguruar se shtyrjet me 3 muaj të kredive nuk do të kenë penalitete për klientët.

Në një lidhje direkte për emisionin ?Opinion? në Tv Klan, Sejko theksoi se kreditë nuk shtyhen automatikisht, por vlerësohet kërkesa e çdo klienti.

?Shtyrja e kredive për 3-mujorin aktual është zyrtarizuar. Është afërsisht 2 miliardë Euro. Është për sistemin bankar dhe institucione financiare jo banka. Shtyrja nuk bëhet automatikisht, shqyrtohet rast pas rasti. Në këtë shtyrje bankat kanë qenë proaktive. Në 99% të rasteve që kanë aplikuar bankat kanë bërë shtyrjen.
Deri në momentin aktual janë miratuar 21 mijë raste të kredive të shtyra. Ndryshimi rregullativ që ne kemi bërë i rekomanduam bankat që kjo shtyrje të bëhet pa penalitet. Jo për t?u paguar njëherazi?.

Guvernatori i BSH u pyet për edhe interesat që kanë mbajtur banka të caktuara për ata që klientë që kanë tërhequr pagat e luftës.

?Kjo ndoshta ka të bëjë me ndonjë bankë që mban komision. Ne kemi hequr komisionet për hapjen e llogarive për vlera të vogla. Por mund të kemi ndonjë ankesë?.


#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan
Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. ?Opinion? vjen në katër takime çdo javë ? e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Recommended