Socialistet te bindur ne fitore e tyre (25 korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Partia Socialiste kërkon të marrë mbi 55% të votave në zgjedhjet lokale të 1 tetorit. Ky është objektivi themelor i fushatës socialiste, masat organizative të së cilës janë diskutuar dhe sot pasdite në shtabin elektoral. Brenda 31 korrikut kryesia socialiste do të përzgjedhë kandidaturat për kryetarë komunash dhe bashkish mes emrave të paraqitura nëpër rrethe.
Çdo kandidaturë jashtë propozimeve të komiteteve drejtuese në rrethe, do të miratohet në Komitetin e Përgjithshëm Drejtues Socialist. Kryesia ka diskutuar gjithashtu për buxhetin e fushatës, strategjinë e propagandës dhe përdorimin e parrullave apo spoteve elektorale ku do të mbizotërojë idea "Nesër më mirë", "Voto për veten tënde, për lirinë dhe për të ardhmen"./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame

SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended