Arrestohen 2 te rinjt qe i vune eksplozivin ujesjellesit te Pukes - (27 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Arrestohen atentatorët e ujësjellësit të Pukës. Vetëm 24 orë pas shpërthimit me eksploziv në fshatin Qafë Mukë, u shkatërrua tubacioni kryesor i furnizimit me ujë për qytetin e Pukës, policia ka prangosur autorët. Siç shihet edhe në këto pamje dy personat që kanë vënë eksplozivin janë këta dy fëmijë adoleshentë. 15-vjeçarët Vasil Sula dhe Valter Kacolli kanë ngjitur sot shkallët e komisariatit të Pukës, të rrethuar nga shumë policë.

Bashkë me dy atentatorët fëmijë policia pukiane shoqëroi edhe një të afërm të tyre. Policia e Pukës pas kontrollit në shtëpitë e Sulës dhe Kacollit gjeti dhe një sasi eksplozivi dhe disa armë automatike. Në komisariat u shoqëruan edhe disa banorë të tjerë të fshatit Qafë Mukë dhe të afërm të dy adoleshentëve, të cilët mendohet të kenë ndihmuar ata në hedhjen në erë të ujësjellësit.

Shkaqet e vënies së eksplozivit dhe shpërthimit të tubacionit kryesor të ujit, mbeten për t?u sqaruar, pasi në pyetjet e para në polici sot, dy autorët Vasil Sula dhe Valter Kacolli, nuk kanë dhënë asnjë motiv. Rasti i hedhjes në erë të ujësjellësit kryesor të Pukës, vjen pas hedhjes në erë të disa shtyllave elektrike po në verilindje.

Megjithatë këtë herë autorët janë arrestuar brenda pak orësh, por fakti që këtë herë dy vënësit e eksplozivit janë adoleshent analfabetë, lë të kuptosh që ata janë detyruar nga dikush tjetër. Gjithçka do të sqarohet kur dy adoleshentët e arrestuar do të zbardhin rrethanat e ngjarjes./tvklan.al

Gazetar ? Eduart Frangaj


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended