Wake Up/ Reduktimi i njerëzve dhe problemet financiare rrezikojnë rimbylljen e transportit urban

  • 4 years ago
Rixhin Qoshja, Kreu i Shoqatës së Transportit Qytetas thotë se në fakt ky është paralajmërimi i fundit për ri mbylljen e transportit urban pas rihapjes një javë më parë. Në fakt transporti nisi një javë mëparë nën respektimin e rregullave AntiCovid të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë. Por pse vendosen të hapen një javë më parë për të "kërcënuar" sërish me rimbyllje operatorët e transportit urban? Çfarë ndryshoi në një javë?
Rixhin Qoshja, Kreu i Shoqatës së Transportit Qytetas tha se hapja e transportit urban erdhi si rrjedhojë e ndryshimeve që u bënë në protokollin e masave AntiCovid me ndërhyrjen e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. "Me ndërhyrjen e kryetarit të Bashkisë Tiranë dhe ndryshimet që u reflektuan në protokollin e masave AntiCovid dhe duke parë kërkesën e shtuar dhe nevojën për transportin publik ne filluam me mendimin se mund të funskiononte teknikisht dhe se kërkesat tona ekonomike do të zgjidheshin rrugës. Por pamë se situata ekonomike po rëndohet nga dita në ditë dhe kjo e bën të pamundur vazhdimin e këtij shërbimi. Ne ende shpresojmë në plotësimin e këtyre kërkesave për të mos shkuar në vendimin e ri mbylljes sepse do të ishte fatale jo vetëm për qytetarët por edhe për vetë kompanitë e transportit urban"- tha Rixhin Qoshja, Kreu i Shoqatës së Transportit Qytetas.


Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended