Wake Up/ Blendi Gonxhja:TaskForca e transportit, kontroll masave AntiCovid. Problemet e konstatuara

  • 4 years ago
Me shtimin e automjeteve të transport urban dhe atyre ndërqytetase në të gjitha rrethet e vendit janë shtuar edhe kontrollet për respektimin e masave. Më konkretisht do të ndalemi tek TaskForca e transportit rrugor, e cila është çdo ditë në terren për të garantuar sigurinë e qytetarëve gjatë udhëtimit si edhe për të këshilluar ata që nuk i respektojnë masat. Këtë javë ka nisur edhe qarkullimi i urbanëve në kryeqytet dhe shumë qytetarë i përdorin ato si mundësinë më të përshtatshme për të shkuar në punë apo kudo tjetër për të kryer veprimtaritë e tyre. Apeli i vazhdueshëm nga ana e bashkisë dhe institucioneve të tjera përgjegjëse ka qenë për vendosjen e masave dhe respektimin e distancës edhe pse me aq sa kemi vëzhguar është shumë e vështirë kur ka dyndje të qytetarëve. Blendi Gonxhja, Drejtori i Përgjithshëm i DPSHTRR (Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor) dha detaje se çfarë ka konstatuar TaskForca në terren, masat që janë marrë dhe a janë ndërgjegjësuar qytetarët për ti respektuar masat "Anti-Covid.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel

Recommended