Tirana pa urbanë, Mazniku në Report Tv: Nëse nuk rifillojnë të hënën gjoba dhe më u hiqet licenca!
  • 4 years ago
Kompanitë e urbanëve në Tiranë që nuk do të rifillojnë punën ditën e hënë do të gjobiten dhe do u hiqet licenca. N/kryetari i bashkisë së Tiranës Arbi Mazniku i ftuar në studion e Report Tv u shpreh se kompanitë që nuk do të ofrojnë shërbimin për qytetarët në bazë të kontratës do të penalizohen.

"Transporti duhet të fillojë të hënën, kompanitë që nuk do të fillojnë do të penalizohen në përputhje me ligjin. Nëse dikush nuk ofron shërbimin fillon me gjoba dhe me pas me heqjen e licencave" tha ai.Mazniku qetësoi punonjësit e transportit që sot protestuan përpara Ministrisë së Financave për pagën e dytë, teksa i siguroi se do ta marrin. "Ajo është një proces që do ta marrin, është pjesë e një procedure administrative, nuk është problem vendimmarrje, është problem që do të ndodhë në vijmësi".

Gjatë fjalës së tij, referuar ankesave të kompanive të transportit, Mazniku theksoi se secili duhet të bëjë pjesën e tij dhe se bashkia e ka bërë duke u hequr taksat dhe tarifat, ndërsa kompanitë të mos mendojnë të kenë të njëjtin fitim sikur të mos kishte ndodhur pandemia.

"Ka qenë një bisedë e gjatë me kompanitë, ministrinë e shëndetësisë dhe ISHP si do të bëhej rihapja. Tani ka një vendim për rihapjen prej një jave, por si rrjedhojë e protokollit kompanitë kanë shprehur rezerva, pasi pretendojnë se me aq pak njerëz nuk u funksionon koncepti, ka një diskutim që jemi gati ta vazhdojmë, por shërbimi i qytetarëve nuk duhet të ndalohet. Kjo është një situatë tejet e vështirë. Numrat janë rritur, që do të thotë se kërkesat, kanë qenë se secili të shtojë masat. Autobusët janë një vend i mbyllur dhe kanë rrezik.
Recommended