Top News - Britani, gjoba prindërve/ Nëse nuk çojnë fëmijët në shkollë

  • 4 years ago
Prindërit në Britani do të përballen me gjoba nëse refuzojnë t'i dërgojnë fëmijët në shkollë në muajin shtator, deklaroi ministri vendas i arsimit, Gavin Ëilliamson. Ministri u shpreh se po nuk patën ndonjë arsye vërtet të fortë për t`i lënë fëmijët në shtëpi, ata do të goditen me sanksione financiare. Këto paralajmërime, ai këmbënguli se janë thjesht shenjë e faktit që situata duhet t`I rikthehet normalitetit. Vetëm pak më herët, kryeministri Boris Johnson, e kishte përshkruar krizën e koronavirusit si ?katastrofë? për Mbretërinë e Bashkuar, por ai shtoi se tani nuk është koha për të hetuar gabimet. ?Kjo është një katastrofë. Mos t?i zbusim fjalët tona. Ka qenë një makth absolut për vendin dhe vendi ka përjetuar një tronditje të thellë", tha Johnson për Times Radio në Britani. Ai u shpreh se qeveria është e detyruar t`i japë shpjegim të gjithë atyre që kanë vuajtur. ?E kuptoj plotësisht këtë dhe do ta bëjmë. Megjithatë, mendoj se tani nuk është momenti që të përqendrojmë sasi të madhe të kohës zyrtare në këtë gjë. Ne po nxjerrim mësime gjatë gjithë kohës?, shtoi ai. Mbretëria e Bashkuar është e pesta në botë sa i përket numrit të të infektuarve me koronavirus, mbi 312,000, dhe e para në Europë për numrin e viktimave, 43,600.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Britani#Gjoba#TopChannel

Recommended