Presidenca gjermane, sytë nga Covid/ Ambasadori gjerman: BE do të mbështesë edhe Shqipërinë

  • 4 years ago
Gjermani mori presidencën e BE. Ambasadori Gjermanisë në Tiranë Peter Zingraf tha se tema qendrore e presidencës gjermane duhet të jetë përballimi i krizës së virusit Corona.


?Objektivi ynë në këtë kontekst duhet të jetë për ta nxjerrë Evropën prej kësaj krize më të pavarur dhe solidare. BE dhe shtetet e tij anëtare e kanë mbështetur tanimë Shqipërinë dhe rajonin në përballimin e krizës. Por ne do të vazhdojmë ta mbështesim Shqipërinë dhe rajonin edhe në terma afatgjatë në funksion të zbutjes së pasojave ekonomike dhe sociale?.

Por presidenca jonë theksoi ambasadori nuk do të jetë vetëm një presidencë e Coronës.

?Do të përmbyllim jo vetëm krijimin e Fondit të Ringritjes prej Coronës. Megjithë krizën e Coronës, dëshirojmë të hedhim piketa qendrore për kontinentin tonë, qoftë në për konsolidimin e pavarësisë digjitale dhe teknologjike, qoftë në dakordësimin e objektivave ambicioze në mbrojtje të klimës, qoftë edhe në funksion të përforcimit të vlerave bazë, sikundër është shteti ligjor, edhe brenda vetë Unionit?.

Gjatë Presidencës të BE, Gjermania theksoi ambasadori Zingraf do të jetë në krah të Shqipërisë me fjalë dhe vepra por ai i kujtoi politikës shqiptare plotësimin e kushteve inicuar nga Bundestagu.

?Pjesë e të ardhmes së Evropës është edhe perspektiva evropiane e Shqipërisë dhe rajonit. Dëshirojmë ta nxisim më tej këtë perspektivë në kuadër të presidencës sonë si motor dhe moderator i saj. Më gëzon fakti që Presidenca jonë ka qëlluar të jetë pas marrjes së vendimit nga ana e Këshillit për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit. Kushtet e formuluara formalisht, të cilat ishin të parapërcaktuara edhe në vendimin e Bundestag-ut janë cilësuar në vend si një udhërrëfyes për kalendarin shqiptar të reformave. Unë uroj shumë që institucionet shqiptare t?i venë vetes objektiva ambicioze në zbatim të këtyre reformave?.

Këshilla e ambasadorit ishte e qartë. Kushtet, duhen përmbushur përpara Konferencës së Parë të Anëtarësimit, pasi janë thelbësore për vendin dhe do të duhej të ishin të zbatueshme në një periudhë të afërt kohore.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Chan...

Recommended