Ora News - Negociatat, ambasadori gjerman: Kushtet duhet të plotësohen, janë artikuluar prej kohësh

  • 5 years ago
#rtvora #oranews

Amasbadori i Gjermanisë në vendin tonë, Peter Zingraf tha se kushtet e vendosura për Shqipërinë duhet të plotësohen.

I pyetur nga Ora News lidhur me këto kushte të vendosura nga Gjermania, Zingraf tha se kushtet janë artikuluar përpara marrjes së këtij vendimi.

Peter Zingraf: Debati në Bundestag ishte i thellë dhe serioz, kjo ashtu siç është shprehur dhe një gazetar gjerman është një dëshmi qe Shqipëria do të pranohet në BE.

Në të vërtetë Bundestagu ka formuluar disa kushte qe duhet të plotësohen në një hap të parë dhe më pas në një fazë të dytë duhet të plotësohen kushtet e tjera.

Është e rëndësishme që të theksojmë tani po pritet se çfarë vendimi do të marrin dhe vendet e tjera të BE. Kushtet që u formulën ishin artikuluar prej kohesh para këtij vendimi.

Sa i përket zgjidhjes së krizës politike, diplomati gjerman u shpreh se Gjermaninë nuk e shoh në rolin e ndërmjetësit. Ai tha se tryeza për reformën zgjedhore ishte një silnja pozitiv.

Peter Zingraf: Jam i bindur që zgjidhja për konfliktet politike duhet të vijë nga partitë politike, nga institucionet shqiptare, Gjermaninë nuk e shoh në rolin e ndërmjetësit. Ne kemi ofruar mbështetjen tone teknike. Pjesëmarrja në tryezën e Reformës Zgjedhore të shumë partive politike ishte sinjal pozitiv.

Deklaratat u bënë në një aktivitet në kuadër të Tetorit gjerman.

Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/article/negociatat-ambasadori-gjerman-kushtet-shqiperine-ishin-artikuluar-prej-kohesh

Ndiqni emisionin këtu: https://youtu.be/FC1vwbZt1I8
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended