Report TV - Kultivim droge në fshatrat e Krujës, në hetim një administrator dhe 6 kryepleq

  • 4 years ago
Kryetari i Njësisë Administrative Cudhi dhe 6 kryepleq të fshatrave në Krujë janë proceduar penalisht pasi nga kontrollet policore ka rezultuar se në disa fshatra ishte mbjellë kanabis sativa.

Gjatë kontrollit të territorit më këmbë dhe dronë janë angazhuar rreth 100 forca policie dhe janë përdorur 2 dronë. Ndërsa droga ishte kultivuar në fshatrat Shkretë, Bruz Mal, Bruz Zall, Kroi i Madh, Rranxë dhe Cudhi Zall.

"Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasit O. K., 59 vjeç, me detyrë kryetar i Njësisë Administrative Cudhi, A. P., 64 vjeç, S. S., 69 vjeç, M. H., 54 vjeç, S. V., 70 vjeç, A. B., 51 vjeç dhe Xh. Xh., 51 vjeç, me detyrë kryepleq të fshatrave ku u gjetën të kultivuara bimët narkotike cannabis sativa, për veprat penale "Shpërdorimi i detyrës" dhe "Kultivim i bimëve narkotike", thotë policia.

Ndërkohë policia thotë se kontrolli i territorit do të vijojë pa ndërprerë, për të kontrolluar dhe zonat më të largëta, duke përdorur dhe flotën e dronëve.

Recommended