Hetim për “gjakmarrje dhe drogë”/ Atentati me bombë, merren në pyetje disa persona
  • 3 years ago
Në vendngjarjen ku pak ditë më parë shpërtheu në ecje automjeti me të cilin udhëtonte Preng Gjini nuk ka më gjurmë. Por gjurmët që prokuroria po ndjek për të zbuluar autorët e atentatit me të dëmtuar Gjinin, janë mbi 27 kamera të siguruara deri më tani në të gjithë Tiranën si dhe efektet e përplasjes me fisin Reçi.


Burimet e sigurta reagojnë se për këtë dyshim janë pyetur familjarë të kundërshtarit të Gjinëve, Kastriot Reçi, vrarë me snajper në Rrëshen. Nga informacionet e marra tha një burim i Top Channel ka dyshime të forta se shpërthimi i komanduar me pult u krye për konfliktet mes Reçëve dhe Gjinit dhe ekuilibrave të prishur nga pazaret e drogës. Burimet tregojnë se të fokusuar tek pista e hakmarrjes dhe gjakmarrjes, kanë pyetur Alfred Reçin, vëllai i Kastëriot dhe Tonin Gjinit që të dy të vrarë si dhe janë kontrolluar shtatë banesa të fisit Reçi.

?Punoj si fotograf? mësohet të ketë dëshmuar Alfred Reçi dhe ditën e ngjarjes isha në një ceremoni mortore, me tej në zyrë dhe në mbrëmje në kafene . Nuk kam asnjë hasmëri shton më tej ai, dhe ngjarjen e mësova nga mediat. Të njëjtën alibi japin edhe nipat.

Burimet shtojnë se është pyetur në spital edhe i plagosuri Preng Gjini. Edhe ai këmbëngul se nuk ka asnjë hasmëri dhe po ashtu nuk ka asnjë dyshim se përse ishte organizuar ky atentat.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#PrengGjini#KastriotReçi#TopChannel
Recommended