Shpallet ne kerkim banda e Lacit (12 Qershor 2000)

  • 4 years ago
Shpallet kërkimi ndërkombëtar në të gjitha pikat e kalimit kufitar dhe postoblloqet e policisë për pjesëtarët e të quajtur Banda e Laçit. Sot Prokuroria e Përgjithshme ka publikuar dhe emrat e 6 prej 19 të akuzuarve si pjesëtarë të saj. Sipas Prokurorit të çeshtjes Nasip Naço veç fotove për Agim Myrton, Arben Baboçi, Kujtim Nezha, Preng Bushi, Tonin Fufi i njohur me pseudonimin Pirro dhe Shpëtim Karaj, policia dhe hetuesia disponon dhe shenjat e gishtërinjve.
Këto prova janë siguruar nga kartelat juridike pasi të gjithë rezultojnë të jenë persona ose të dënuar një herë më parë ose kontigjent potencial për kryerje krimesh. I fundit i kësaj liste Karaj është i vetmi i arrestuar nga pjesëtarët e bandës së Laçit të cilët akuzohen se me 24 Maj morën peng dhe goditën komisarin e policisë së qytetit.
Prokuroria e ka klasifikuar veprimtarinë e bandës nën akuzën e krimit të bandave të armatosura dhe kryerje aktesh terroriste në bashkëpunim. Në rast se kjo akuzë vërtetohet secili prej të akuzuarve rrezikon 15 vite deri në burgim të përjetshëm. Sipas hetuesve deri tani për 9 prej të akuzuarve është vërtetuar akuza me prova.
Megjithatë gjithçka për këtë çeshtje do të gjykohet nga Gjykata e cila pritet të marrë në dorë dosjen për bandën e Laçit brenda kësaj jave. Interpol Tirana ka shpërndarë sot nëpërmjet rrethit ndërkombëtar kompjuterik të Interpolit të dhënat me fotografitë dhe shenjat e gishtave për 9 nga 19 të akuzuarit për ngjarjen e Laçit.



SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended