Shpallet ne kerkim nderkombetar Admir Hoxha
  • 5 years ago
Admir Hoxha, i cilësuar si ideuesi dhe financuesi i laboratorit të heroinës së Hasit është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Bashkë me biznesmenin janë shpallur në kërkim ndërkombëtarë edhe dy shtetasit turq, Iskander Saleh e Nedjet Cesuroglu, si dhe kosovari Xhemal Sala. Burime nga policia thonë se këta persona janë larguar nga Shqipëria vetëm pak ditë para se të ndërhyhej në laborator.

Burime të Tv Klan thanë se policia kishte siguruar informacion se personat kryesorë të ngritjes së laboratorit ndodheshin jashtë territorit shqiptar, por kanë kryer operacionin Volvo 4 nga frika e dekonspirimit të mundshëm.

Operacioni është shtrirë në 12 qytete dhe kanë marrë pjesë plot 1500 forca policore. Sipas prokurorisë, rezulton se Hoxha në bashkëpunim me turqit, si dhe kosovarin Xhemal Sala bashkërendonin punën në laboratorin e drogës në Has.

Deri tani për laboratorin e heroinës në Has janë arrestuar 5 persona nga fshati Brenog, nga të cilët 3 u lanë në arrest me burg nga Gjykata e Kukësit, ndërsa 2 të tjerë në detyrim paraqitje dhe arrest shtëpie.
Recommended