Greqia lejon hyrjen e shtetatsve shqiptare

  • 4 years ago
Nga kjo e hënë, Greqia hap kufijtë ajrorë, tokësorë e detarë më Shqipërinë, pas tre muajsh bllokimi për frenimin e përhapjes së koronavirusit. Qytetarët shqiptarë, ashtu si ata nga 28 vende të Bashkimit Europian e më gjerë, mund të vizitojnë Greqinë deri për qëllime turistike pa qenë nevoja e karantinës 14 ditore.

Greqia është i vetmi vend i Bashkimit Europian, që la të lira hyrje-daljet nga Shqipëria, por edhe nga vende të tjera të Ballkanit Perëndimor, si Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Prej kësaj të hëne, shumica e vendeve anëtare të hapësirës Schengen kanë hapur kufijtë mes tyre. Të pakta janë vendet si Greqia që kanë hapur kufijtë me shtete jo anëtare të unionit.

Edhe pse vatra e përhapjes së Covid-19 në kontinent, Italia hapi kufijtë për të gjithë udhëtarët nga vendet europiane, po ashtu si Kroacia. Ndër synimet kryesore të këtyre vendeve është shpëtimi i sezonit turistik, edhe pse parashikimet e ekspertëve nuk janë aspak optimiste.

Kufijtë me Schengen-in i hapin këtë të hënë edhe Gjermania, Austria, Belgjika, Hungaria, Republika Çeke, Polonia, etj. Listës i shtohet edhe Franca, që përveçse kufijtë me Schengen-in, le të lirë edhe qarkullimin mes rajoneve të brendshme. Presidenti Macron e shpalli gjithë vendin ?zonë të gjelbër?, e po ashtu deklaroi fitoren e parë ndaj koronavirusit, teksa shifrat e infektimit dhe vdekjeve janë minimale.

Ndërsa vende si Spanja e Portugalia, kufijtë për Schengen-in do t?i hapin prej 1 Korrikut. Po në këtë datë rekomandoi Komisioni Europian hapjen e kufijve për vendet e Ballkanit Perëndimor, por anëtarët ende nuk e kanë vendosur. Madje Gjermania vendosi t?i mbajë mbyllur deri të paktën më 31 Gusht.

Tv Klan
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended