Greqia 'harron' paktin për COVID-19/ Gjobit emigrantët shqiptarë për tejkalim të afatit!

  • 4 years ago
KORÇË- Marrëveshja e arritur mes dy qeverive për shtyje të afateve të qëndrimit në zonën shengen për shkak të situatës së COVID-19, duket se ka mbetur në letër nga ana e palës greke. Ditën e sotme emigrantët shqiptarë të cilët e kishin shkelur afatin prej 90 ditësh të qëndrimin në Greqi, kjo për shkak të mbylljes së kufijve dhe karantinës, janë gjobitur nga dogana greke me 600 euro. Për mikrofonin e Report Tv, ato shprehen se nuk i është komunikuar asgjë nga autoritetet greke, thjeshtë kanë firmosur gjobën.

"Kam marrë gjobë prej 600 e

"Kam qëndruar 3 muaj, nga pala greke. Se përballoj do gjobën, nuk kthehesha dot në Shqipëri", shprehet dy emigrantë që janë gjobitur.

Ka qenë vetë kryeministri Edi Rama që ka njoftuar qytetarët shqiptarë me leje 90 ditore (me pasaportë në Schengen) se nuk do të gjobiten nëse kalojnë afatin e qëndrimit për shkak se kufiri është mbyllur si pasojë e vendimit për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, e konfirmuar më pas edhe nga ambasada greke në Tiranë. Megjithatë, duket pala greke nuk e ka zbatuar deri në fund marrëveshjen.

uro. Në gjobiti pala greke, nuk na thanë asgjë, por ngaqë u vonuam nga koronavirusi. Kemi hyrë me 22 janar në Greqi, isha për çështje shëndetësore, u vonuam se dolën analizat, u mbyllën kufijtë, nuk kishim me sa të vinin. të nda ndihmojë shteti se ne me pension 100 mijë lekë të vjetra jetojmë".

Recommended