“BOOM” - Fëmijët zhyten në borxhe për të mbajtur nënën në jetë - 1 Maj 2020

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Emisioni investigativ ?BOOM? në RTV Ora solli këtë të premte në rubrikën ?Shqipëria pa filtra? historinë e familjes Danushi në Rrogozhinë.

Prej 3 vitesh, znj. Emine Danushi është e sëmurë dhe dergjet në shtrat, ndërsa 3 fëmijët e saj i shërbejnë.

Në përpjekje për ta mbajtur nënën gjallë, kanë shitur të gjitha sendet me vlerë për t?i blerë një aparaturë oksigjeni.

Pavarësisht kujdesit ditë e natë nga fëmijët, shteti i mohon nënës gjënë më minimale, kujdestarinë.

Emisioni ?BOOM? shkoi pranë kësaj familje për të biseduar me 3 fëmijët, vajzën dhe dy djemtë.

Vajza thotë se kanë shitur florinjtë dhe çdo bizhuteri për të blerë ilaçet e mamasë.

Në këtë kohë askush prej fëmijëve nuk punon si pasojë e situatës së krijuar nga COVID-19.

Vajza: Ky është aparat oksigjeni, e kemi blerë 900 euro. Kemi shitur bizhuteri dhe gjëra të tjera, që e blemë. Jam mbyllur në burg për jetë, ku të shkojmë. Nuk kemi asnjë ndihmë. Sa hap sytë duhen lekë se do lëngje, nuk han dot brumëra. Nuk marr kujdestari, kam 3 vjet që nuk më japin fare.

Ndërsa dy djemtë e familjes tregojnë për borxhet që kanë marrë për t?i paguar medikamentet nënës së tyre.

Madje ato shprehen se kanë marrë edhe kredi për t?i larë këto borxhe.

Djali i të moshuarës: Kishim 700 mijë lekë borxh në farmaci për ilaçet e mamit dhe nuk merrnim dot pa lekë. Në muajin mars kemi shkuar në këmbë në Peqin që aplikuam dhe morëm një kredi 2 milion lekë për të paguar borxhet dhe për të blerë ilaçet e tjera të mamit. Ne blejmë bukë të thatë te dyqanet me gjysmë çmimi. Motra dhe vëllai rrijnë në shtëpi për t?i shërbyer, mamit vetëm unë punoj çoban në Maqedoni për 200 euro në muaj. Po tani kam mbetur pa pune.

Emisioni ?BOOM? i bën apel qytetarëve të cilët kanë mundësi për të ndihmuar familjen Danushi nga Rrogozhina.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/boom-femijet-zhyten-ne-borxhe-te-mbajtur-nenen-ne-jete

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended